E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjesh në Pustec/ Zjarrëfikësit dhe banorët bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe në Pyllin e fshatit Zaroshke të Bashkisë së Pustec.

 

Zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe jo të vogël të këtij pylli, madje burimet bëjnë me dije se zjarri ka qenë shumë afër kishës së këtij fshati ndeerkohe që ka përshkruar dhe një pjesë të barishteve të varreve. Ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës dhe Bashkisë Pustec, punojësit e shërbimit dhe banorët ata që kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

 

Reklamë

Policia po heton për ngjarjen pasi ka dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm por nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë dhe aksidental, nisur dhe nga fakti që zjarri ka përshkruar dhe varrezat e fshatit Zaroshke.

 

Për këtë policia nuk e përjashton mundësinë e një zjarri aksident nga pakujdesia e banorëve që mund të kenë lënë qirinj ndezur në varret e të afërmve të tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë