Një banesë në Devoll është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte.

 

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 minuta, ndërsa nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.

 

Zjarrëfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

 

Devoll/Informacion paraprak

 

Më datë 15:40, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit F. A. Si pasojë e zjarrit nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

 

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje ku po punohet për shuarjen e zjarrit.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *