Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi një...

Gogu: Drejtësia po hyn në fazë të re, konfirmimi...

Dhoma e përfaqësuesve kundër luftës, katër republikanë bashkojnë votat...

Presidenti Begaj pret homologun lituanez në Tiranë: Mbështetje për...

Makina përmbyset në kanalim me ujë tek “Pushimi i...

Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, vendi i...

Lamallari ironizon Balliun: Je delirant se të thonë bukurosh

“Revanshi”, SPAK kërkon 98 vite e 6 muaj burg...

Shpërthim tritoli në Kurbin

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të...

Zjarri në tragetin afër Korfuzit, 11 të zhdukur/ Pasagjerët rrëfejnë momentet e tmerrit

18 Shkurt 19:28

Këto janë pamjet e para të tragetit “Euroferry Olympia” që u përfshi nga flakët rreth orës 4 të mëngjesit të kësaj të premteje, në afërsi të ishullit të Korfuzit, në detin Jon.

 

Në mjetin lundrues me flamur italian gjendeshin 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, me shtetësi greke dhe italiane. Ata janë evakuuar thuajse plotësisht dhe janë dërguar në portin e Korfuzit. Pasagjerët treguan momentet e tmerrit.

 

“Kam frikë për shokun tim, e kërkoj kudo, nuk e gjej. Ai e kishte vënë makinën e tij përballë times në momentin kur u nisëm. Kishim biseduar, me profesion ishte shofer dhe më kishte thënë se do të flinte në makinë. Nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur, shpresoj të gjendet dhe të mos ketë ndodhur asgjë më e keqe.”

 

“Momentet nuk përshkruhen dot me fjalë  sepse në atë kohë të gjithë po kërkonim një mënyrë për të shpëtuar. Por falë Zotit gjithçka shkoi mirë.”

 

“Flakët filluan të dilnin nga garazhi. Ne u larguam me shpejtesi nga anija. Ishte atëherë kur dëgjuam shpërthime, me shume mundësi kanë qënë  gomat e kamionit.”

 

Dy persona janë gjendur në garazh, aty ku mendohet se nisën flakët ndërsa janë ende në kërkim 11 persona. Sipas dëshmitarëve, mendohet se disa shoferë kamionësh frigoriferikë gjendeshin brenda mjeteve të tyre.

 

Sipas raporteve të deritanishme, nuk janë deklaruar viktima apo të lënduar.

 

Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi bëri të ditur se fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territoriale, e më pas operacioni vijoi vetëm 5 milje larg Porto Palermos. Në operacionin e drejtuar nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.

 

Trageti po lundronte nga Igumenica, porti më i madh në Greqinë perëndimore, dhe ishte nisur për në portin italian të Brindisit, rreth nëntë orë larg. Ai është pjesë e flotës së grupit “Grimaldi Lines” dhe ka një kapacitet deri në 560 pasagjerë.

 

 

 

 

 

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Korfuz Pasagjerët Të zhdukur Traget

Nga e njëjta kategori

Bordi rrit çmimin e naftës, ja me sa do shitet benzina

më shumë...

“Në burg je një i vdekur që ecën”, Pëllumb Gjoka për vrasjen e Gjin Ndojit: Më kanë futur në qeli për thashetheme! Do të vriten njerëz, kush mban përgjegjësi?!

më shumë...

“Revanshi”, SPAK kërkon 98 vite e 6 muaj burg për Aldo Avdylin, Durim Bamin dhe 5 të tjerë

më shumë...

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

4:06

9 spektakle qiellore që do ju mahnitin...

3:30

I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe...

3:12

Mbrojtja e shëndetit të grave, kontrolle falas...

3:05

Mbeti i plagosur nga operacioni në Maliq,...

2:53

Gogu: Drejtësia po hyn në fazë të...

2:47

Protestë për “Zvërnecin” në Kosovë, tubimi përpara...

1:57

Lamallari viziton në spital policin e plagosur:...

1:53

Dhoma e përfaqësuesve kundër luftës, katër republikanë...

1:34

Presidenti Begaj pret homologun lituanez në Tiranë:...

1:23

Bordi rrit çmimin e naftës, ja me...

1:18

Makina përmbyset në kanalim me ujë tek...

1:11

Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari,...

12:50

Lamallari ironizon Balliun: Je delirant se të...

12:36

“Në burg je një i vdekur që...

12:25

“Revanshi”, SPAK kërkon 98 vite e 6...

Foto ilustruese
12:15

Shpërthim tritoli në Kurbin

12:14

“Miss Shqipëria” tur në Kastoria, vajzat konkurrente...

12:08

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në...

11:56

Debat në Parlament për “Zvërnecin”, opozita: Policia...

11:21

“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj”,...

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.