E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri në Shkodër, reagon Balla: Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me zjarrin masiv që ka përfshirë lagjen “Qafhardh”, në Shkodër.

Balla shprehet se banorët e zonës janë evakuuar nga policia. Ndërkohë, ai thekson se ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë zjarrfikësve që ndodhen në vendngjarje.

Po ashtu, sipas Ballës, Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri.

“Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardh.

 Policia e Shtetit ka evakuar banesat në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër.  Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes  helikopterit”, shkruan ai.

Vazhdo të lexosh