E mërkurë, 30 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri në pallatin 12-katësh, Avokati i Popullit: Kemi konstatuar probleme me pushtetin vendor, banorët të strehohen në banesa sociale

Avokati i Popullit, Endri Shabani ditën e sotme prezantoi Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit 2025.

Dy ditë pas zjarrit që përfshiu pallatin 12-katësh te zona e njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet, Shabani tha se nga hetimet paraprake janë konstatuar probleme me pushtetin vendor. Avokati i Popullit theksoi se banorët, banesat e të cilëve u prekën nga zjarri, do të strehohen në banesa sociale.

Reklamë

“Zjarri i rënë zbuloi se institucionet janë të papërgatitura. Nga hetimi paraprak i yni kemi konstatuar probleme me pushtetin vendor. Kemi ngritur një Task Forcë për të hetuar sigurinë e banesave në kryeqytet. I kemi bërë thirrje Bashkisë Tiranë që menjëherë të strehojë banorët përmes programeve të strehimit social”, tha Shabani.

Ditën e djeshme, policia nisi hetimet për ndërtuesin e kompleksit “Arlis”, Armand Lilo. Ndërsa arrestoi administratorin e pallatit Agron Cara, menaxheren e marketit  Razie Sula, si edhe inxhinierin e kompanisë Enver Ademi dhe Altin Furtuna, kontraktori që ka bërë fasadën.

Zjarri dyshohet se nisi në cepin e një marketi në disa mbeturina kartoni që i kishin lënë punonjësit e marketit. Zjarri aksidentalisht ka përfshirë mbeturinat dhe më pas është përhapur dhe në fasadën e pallatit. Zjarri i përmasave të mëdha shkaktoi panik te banorët dhe dëme të shumta materiale.

Sipas informacioneve paraprake, raportohen më shumë se 30 apartamente të shkrumbuara. Flakët u favorizuan edhe nga materialet e jashtme të ndërtimit që rezultuan të dobëta.

Rreth 11 persona mbetën të lënduar, kryesisht nga asfiksia prej tymit, ndërsa u transportuan drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë