Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Kalasës në Delvinë, ku situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së flakëve nga era e fuqishme, pranë zonave të banuara.
Në operacionin për neutralizimin e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga Delvina dhe Saranda, efektivë të Forcave të Armatosura, Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile, si dhe një helikopter “Black Hawk”, që po ndihmon nga ajri për kontrollin e flakëve.
Në vendngjarje ndodhen Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë, Besmir Veli, të cilët po ndjekin nga afër operacionin dhe koordinimin e të gjitha strukturave për mbrojtjen e banorëve dhe minimizimin e rrezikut për jetën.
/vizionplus.tv





