E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zjarri në ishullin e Sazanit/ Ministria e Mbrotjes: Po vlerësohet nevoja për ndërhyrje të mëtejshme

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako së bashku me ekspertë të tjerë ka shkuar drejt ishullit të Sazanit ku po bëhet vlerësimi i situatës për ndërhyrje të mëtejshme.

 

Ministria e Mbrojtjes njofton se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme janë shtuar trupat në terren.

 

Reklamë

Forcat e ndërhyrjes kanë krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrave të zjarrit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

 

“Në këto momente Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako, i shoqëruar nga ekspertë zjarresh janë duke u kryer një rikonicion nga ajri mbi ishullin e Sazanit për të vlerësuar nevojën e ndërhyrjeve të mëtejshme. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit janë shtuar trupat e ndërhyrjes nga toka të cilët kanë krijuar breza të shpyllëzuara rreth vatrave të zjarrit????”-njofton Ministria e Mbrojtjes.

Më shumë video

Reklamë