E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri në Ishëm dhe Zejmen shkrumbon hekurudhën Lezhë-Laç

Zjarri i rënë këtë të mërkurë në Zejmen të Lezhës ka djegur rreth 300 metra lineare traversa të hekurudhës të linjës Lezhë Laç.

 

Gjithashtu bëhet me dije se vatrat e zjarrit kanë rrezikuar dhe dy biznese të zonës.

 

Reklamë

Flakët e zjarrit po përhapen me shpejtësi nga era e madhe. Gjithashtu gjatë ditës, janë shfaqur disa vatra të tjera në zona të ndryshme.

 

Aktualisht hekurudha ka dalë jashtë funksionit, ndërsa një tren mallrash me destinacion Sukthin, ka mbetur i bllokuar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë