E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan vijon të jetë aktiv, nis ndërhyrja nga ajri! Qytetarët paralajmërojnë protestë

Zjarri që shpërtheu në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit vazhdon të jetë aktiv në thellësi të gjithë sipërfaqes edhe në orët e mesditës së kësaj të enjte.

Ndonëse nga sipërfaqja duken më pak flakë, shtëllunga të mëdha tymi vijojnë të ngrihen, veçanërisht në pjesën perëndimore por edhe afër zonës qendrore të landfillit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për mjedisin.

Reklamë

Autoritetet kanë ndërhyrë deri në mesditë me hedhjen e 10,500 metra kub dhera mbi zonën e prekur, për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të izoluar zjarret nën sipërfaqe. Megjithatë, zjarri mbetet aktiv në shtresat e brendshme të mbetjeve, çka e bën të vështirë kontrollin e plotë të situatës.

Situata u inspektua në mesditë nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja. Menjëherë mbas vizitës të Ministrit të Mbrojtes ka filluar ndërhyrja nga ajri.

Ditën e nesërme është lajmëruar një protestë qytetare, e cila do të nisë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe do të përmbyllet pranë Bashkisë Elbasan, dy nga institucionet ku qytetarët presin reagim dhe masa konkrete.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë