Subscribe

Prefekti i Lezhës Gjok Jaku ka folur për mediat në lidhje me zjarrin që përfshiu mëngjesin e sotëm një magazinë në një fabrikë peshku në Lezhë.

 

Ai thotë magazina kryesore është e gjitha e djegur, ndërsa thekson se katër punëtorët e parë që u paraqitën mëngjesin e sotëm në ndërmarrjene panë një vatër tymi dhe dëgjuan një kërcitje, si shkëndijë elektrike.

 

Sipas tij, shkak i tymit të madh janë bërë materialet që ndodheshin në këtë magazinë, kryesisht plastikë.

 

“Në këto momente që flasim vatra e zjarrit në magazinën kryesore në hyrje të ndërmarrjes është e izoluar, pasi të gjithë zjarrfikëset janë vendosur në të gjithë perimetrin e magazinën. Edhe me një komunikim që kisha me drejtuesin e operacionit, thuhet me siguri që perimetri është i sigurt. Magazina kryesore është e gjitha e djegur, materiale brenda kanë qenë ambalazhimi, plastik kryesisht. Forcat e zjarrfikëses ishin të mëdha ishin nga Lezha, Shkodra, Mirdita Kurbini. Komunikova me njeriun e parë që ka hapur magazinën, kanë qenë 4 veta të cilën thjesht kanë parë një vatër tymi dhe një kërcitje si një shkëndijë elektrike, por pa e parë atë. Njerëzit menjëherë kanë dalë jashtë. Ka qenë ora 6 akoma s’kishin ardhur në punë punonjësit e fabrikës, është fat që s’kemi pasur lëndime. Fola me administratorin Shkreli, biznesi është i siguruar.”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *