Subscribe

Janë publikuar pamjet nga ngjarja e orëve të para të mëngjesit në zonën e Astirit.

 

Në pamjet duket tymi që ka mbuluar të gjithë bllokun e pallateve dhe zjarrëfikësit që punojnë për shpëtimin e banorëve dhe shuarjen e flakëve.

 

Mësohet se zjarrëfikësja është vonuar për shkak të një autromjeti që ishte parkuar keq dhe kishte bllokuar kalimin.

 

Nga zjarri mbetën të lënduar 8 persona ndërsa janë shkrumbuar 4 automjete.

 

Zjarri ishte i qëllimshëm dhe objektiv i tij ka qenë pikërisht automjeti i pronarit të pallatit, Sino Llanaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *