Zjarret masive që kanë përfshirë Shqipërinë në ditët e fundit duket se kanë tërhequr vëmendjen e mendiave prestigjoze, si CNN dhe Time.

 

Ato kanë postuar foto nga flakët që kanë përfshirë zonën e Muzinës në Sarandë, e cila është edhe një nga vatrat më të mëdha të zjarrit.

 

CNN shkruan në faqen e saj zyrtare në Instagram se zjarret në Shqipëri janë përhapur në të gjithë territorin.
“Zjarr në një pyll pranë Sarandës në Jug të Shqipërisë. Zjarret në pyje janë përhapur në gjithë Shqipërinë, më së shumti në zona të largëta ose të vështira për tu arritur, pasi vendi po përballet me temperatura të nxehta”, shkruhet në postimin e gjigandit amerikan të lajmeve.

 

Po kështu revista Time ka publikuar në Instagram një tjetër foto, të po të njëjtit zjarr në Sarandë me një përshkrim të ngjashëm të asaj të CNN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *