Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
11 May 2026
Vizion fokus

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit mund të...

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin e ish-kancelarit...

Cilat viruse transmetohen më lehtë në anijet turistike?

Durrës, interes për blerje pronash, agjentët imobiliarë: Të huajt...

“BE shton kushtet për Shqipërinë”, Berisha: Rama fsheh rekomandimet...

Rama: Vend lider për prokurimet! Ministrat nuk kanë lidhje...

“I lodhur dhe i plakur”, pamja e Vladimir Putin...

Nis me debate seanca në GJKKO ndaj Ilir Metës,...

Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti Meta mbetet...

Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për transparencën dhe...

Zjarret në ishullin Kretë të Greqisë, evakuohen mijëra banorë dhe turistë

3 Korrik 20:17

Përhapja e madhe e zjarreve si pasojë e erërave të forta në ishullin jugor grek, Kretë, i ka detyruar mijëra banorë dhe turistë të evakuohen, thanë zyrtarët të enjten.

Moti i nxehtë dhe i thatë në Greqi  që nuk është i pazakontë për këtë periudhë të vitit  e ka rritur rrezikun e përsëritjes së zjarreve verore që goditën vendin në vitet e fundit.

Në Kretë, rreth 5.000 njerëz janë evakuuar për shkak të zjarreve që shpërthyen mbrëmjen e së mërkurës, tha të enjten presidenti i Shoqatës Rajonale të Hoteleve për AFP.

Yorgos Tzarakis tha se rreth 3.000 turistë dhe 2.000 banorë janë larguar, kryesisht gjatë natës, si “masë paraprake” nga zonat pranë qytetit turistik të Ierapetras në Kretë.

Më herët, nënprefekti Yannis Androulakis i tha transmetuesit grek Mega se “evakuimet u kryen në shumë hotele dhe turistët u transferuan në mënyrë të sigurt në një palestër të mbyllur në komunën e Ierapetras”, në juglindje.

Autoritetet vepruan sepse avionët zjarrfikës nuk ia dolën të arrinin zonat e prekura gjatë natës, shtoi ai.

“Momentalisht, ka tri fronte aktive” tha Androulakis. “Për shkak të erërave të forta, zjarri ka përparuar me shpejtësi”.

Rreth 270 zjarrfikës, 10 helikopterë dhe dronë janë dërguar për t’i luftuar zjarret, tha Vassilios Vathrakoyannis, zëdhënës i shërbimit zjarrfikës.

Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po shkaktojnë zjarre më të shpeshta dhe më intensive dhe katastrofa të tjera natyrore.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Greqi Vizion Plus Zjarre

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e martë

më shumë...

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit mund të çojë 45 milionë njerëz drejt urisë

më shumë...

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin e ish-kancelarit Schröder në Ukrainë

më shumë...

Cilat viruse transmetohen më lehtë në anijet turistike?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:31

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:29

OKB paralajmëron katastrofë globale: Bllokimi i Hormuzit...

4:17

Gjermania refuzon propozimin e Putinit për ndërmjetësimin...

4:03

Cilat viruse transmetohen më lehtë në anijet...

3:28

Durrës, interes për blerje pronash, agjentët imobiliarë:...

3:21

Policia e Shtetit vlerëson 7 efektivë që...

2:53

“Nuk ka rrezik nga Hantavirusi”, ISHP: Virusi...

2:37

“BE shton kushtet për Shqipërinë”, Berisha: Rama...

2:34

Rama: Vend lider për prokurimet! Ministrat nuk...

2:29

“I lodhur dhe i plakur”, pamja e...

2:03

Nis me debate seanca në GJKKO ndaj...

1:49

Hëna e Re sjell ndryshime të forta,...

1:47

Protesta e tregtarëve në Vlorë, kryebashkiakja Mersini:...

1:33

Gjykata rrëzon kërkesën për zëvendësim mase, ish-presidenti...

1:18

Kryeministri Rama: OBP, kapërcim i madh për...

12:55

GJKKO shqyrton kërkesën për zëvendësim mase ndaj...

12:50

Makina përplaset me motorin në Fier, një...

12:46

Tregtarët e Vlorës në protestë, nuk lejohen...

12:31

Konkurrentet e reja trazojnë ujërat, rritet tensioni...

12:18

Ndarja e plazheve në Velipojë, përveç hapësirës...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Korçë, 21-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual k...
  • “E zbrita nga ambulanca derisa erdhi policia”, flet babai i...
  • Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Horoskopi javor nga Meri...
  • Mos printoni faturë pas tërheqjes në bankomat, ja çfarë para...
  • Koreja e Veriut ndryshon kushtetutën: Përgjigje automatike b...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.