Subscribe

Zjarret e rena ne Greqi dhe numri i madh i viktimave te regjistruara deri me tani, kane ngritur dyshimet se mes viktimave mund te jene edhe shqiptare. Por ende nuk ka asnjë gjë te konfirmuar, pasi autoritetet nuk kane bere te mundur identifikimin e viktimave. Ne një lidhje telefonike per Vizion Plus, Ambasadorja e Shqipërisë ne Athina, Ardiana Hobdari, konfirmon se deri me tani behet fjale vetëm per nje shtetase shqiptare te lënduar lehte.

 

Hobdari shton se e gjithë Ambasada është ne gjendje gatishmërie per t’iu gjendur pranë te gjithe shtetasve shqiptare qe janë ne rrezik. Edhe Ermal Sulaj kryetar i Federatës të Shoqatave Shqiptare në Greqi shprehet se është e veshtire per te bere identifikimin ne këto momente, ndërsa konfirmon se mes godinave te shkatërruara nga zjarri ka dhe ne pronësi te shqiptareve.

 

Raportime te ndryshme ne mediat greke flasin për disa shqiptare qe mund te jene mes viktimave, pasi kane qene duke punuar ne një resort. Ndërkohe Ministria e Jashtme u ka shprehur ngushëllimet familjeve te viktimave dhe ben te ditur se eshte ne kontakt te vazhdueshëm per t’u ardhur ne ndihme shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *