Prefekti i qarkut Fier, Baki Bala ka informuar për situatën e zjarreve ne Fier.

 

Në një komunikim me mediat, Bala pohoi se zonat më problematike ishin të Cakranit dhe Çorrushit, pasi rrezikoheshin banesat.

 

“Prej 3 ditesh kemi nje situate te qete dhe pa zjarre nderkohe ne periudhen Korrik – Gusht zona e Fierit kryesisht ne Fier e Mallakaster e Patos numerohen mbi 50 zjarre dhe gati 105 ha pyje dhe bimesi e djegur si dhe 7mije rrenje ullinj. Ne operacionet e shuarjes se zjarreve jane angazhuar mbi 140 trupa ushtarake si dhe ne nje rast ne Gjorgoz dhe Cakran eshte nderhyre per shuarjen e zjarrit me helikopter”.

 

Prefekti i qarkut Fier u shpreh se nga përvoja që po kalojmë me zjarret, kërkohet të rritet logjistika në mjete dhe njerëz për përballimin e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *