E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 42 minuta më parë
Kronikë

Zjarret në Fier dhe Vlorë/ KLSH kontroll reagimit të strukturave kundër zjarrit

Kontrolli i Lartë i Shtetit me urdhër të kreut të saj Arben Shehu,ka nisur një kontroll mbi të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit sa i takon te gjitha vatrave te medha te zjarrit ditet e fundit ne Dukat, Karaburun, Radhime pa lene menjane edhe fushen e mbetjeve ne Fier.

Inspektorët e KLSH kanë nisur kontrolle në të gjitha qytetet problematike ku situata paraqitet më e rëndë .

Kontrolli do të verifikoj menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve ,duke nisur që përdorimi i paisjeve si dhe anën organizative .

KLSH gjithashtu do të verifikoj tenderimet për paisjet e zjarrëfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve .

Reklamë

Nëse do të hasen shkelje përgjatë kësaj situate ,do të ketë referime përkatëse në prokurori.

Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme ,ndërsa më problematike paraqitet situata në Karaburun ky zjarri po i afrohet parkut të Llogarasë si dhe vëndhedhja e mbeturinave në Fier.

Vazhdo të lexosh

Reklamë