E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarret në Bulqizë e Dibër prej 10 ditësh, autoritetet kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Situata e zjarreve në Bulqizë e Dibër vijon të mbetet kritike. Qindra hektar pyje halore dhe dushqe janë përshkuar nga zjarri i cili është aktiv prej 10 ditësh.

Më e rënduar situata mbetet në Parkun Kombëtar “Lurë mali Dejës” ku vatra e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit pasi është zgjeruar në një perimetër të konsiderueshëm, duke e bërë të vështirë e thuajse të pamundur izolimin.

Reklamë

Në terren janë me dhjetëra forca të pushtetit vendor, agjencisë së Zonave të Mbrojtura, bashkisë Dibër dhe Forcat e Armatosura.

Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja është problematike dhe me rrezik për të gjithë punonjësit që janë angazhuar në terren.

Ndërkohë, edhe në Bulqizë vatra e zjarrit në malin e “Vlashajt” në Shupenzë ka dalë jashtë kontrollit. Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur në disa vatra duke kaluar edhe mbi fshatin Godvi.

Terreni i thepisur edhe këtu ka vështirësuar punën e punonjësve të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë, të shërbimit pyjor e banorëve të zonës.

Autoritetet vendore kërkojnë ndihmë nga ajri pasi nga terreni është tepër e vështirë fikja e zjarreve, ndërsa dëmi ekonomik sa vjen e rritet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë