E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zjarret në Australi/ Ndërron jetë një zjarrfikës duke luftuar me flakët

Një zjarrfikës ka vdekur teksa po luftonte me flakët e një zjarri të egër në Victoria të Australisë. Sipas mediave ndërkombëtare, vdekja e tij është konfirmuar nga shefi i Zyrës së Menaxhimit të Zjarreve në Pyje në Victoria, Chris Hardman.

 

Ai nuk ka preferuar të japë detaje rreth ngjarjes, por thjesht ka sqaruar se janë njoftuar edhe familjarët e viktimës dhe se ata do të mbështeten me gjithçka. Çështja është vënë nën hetim nga policia e Victorias.

 

Reklamë

Me humbjen e zjarrfikësit në krye të detyrës, numri i vdekjeve në Australi si pasojë e zjarreve shkon në 27. Nga këto, 20 janë të konfirmuara në Uellsin e Ri Jugor, tre në Australinë e Jugut dhe katër në Victoria.

 

Zjarrfikësit luftojnë me flakët në Australi që prej muajit shtator, ku mbi 1 miliard kafshë kanë mbetur të djegura dhe janë shkatërruar mijëra shtëpi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë