Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut grek Prokopis Pavlopoulos, pas zjarreve që kanë përfshirë periferinë e Athinës.

 

Zjarret e orëve të fundit duket se kanë shkaktuar të paktën 50 viktima deri më tani. Presidenti Meta shprehet i tronditur dhe shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave.

 

“Zoti President,

Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës. Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.

Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrëfikëse greke.

Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *