Pyjet e shiut në Amazonë janë kërcënuar nga një numër rekord zjarresh që i kanë kushtuar shtrenjtë klimës globale pasi këto pyje janë një furnizues jetësor  i karbonit që ngadalëson ritmin e ngrohjes globale.

Instituti Kombëtar për Kërkimin në Hapësirë ​​bëri të ditur se numri i zjarreve në pyjet e amazonës ka pësuar një rritje prej 84% krahasuar me vitin 2018.

Presidenti Brazilian,  Jair Bolsonaro është përballur me kritika të shumta për mungesën e masave të nevojshme për të shmangur shpyllëzimin dhe si rrjedhojë djegjen e një pjese të konsiderueshme të amazonës.

Pyjet e shiut konsiderohjen si shtëpia e rreth tre milion llojeve të bimëve dhe kafshëve, si dhe një milion njerëzve indigjenë.

Rreth 74,000 zjarre janë regjistruar midis janarit dhe gushtit në këtë zonë.

Raportet për një rritje të zjarreve të pyjeve vijnë midis kritikave mbi politikat mjedisore të presidentit Bolsonaro. Shkencëtarët thonë se Amazon ka pësuar humbje me një shpejtësi të përshpejtuar që kur presidenti mori detyrën në janar.

Gjatë dekadës së kaluar, qeveritë e mëparshme kishin arritur të zvogëlojnë shpyllëzimet me veprimet e agjencive federale dhe një sistemi të gjobave. Por Bolsonaro dhe ministrat e tij kanë kritikuar ndëshkimet dhe mbikëqyrur një rënie të konfiskimeve të drurit dhe dënimeve për krime mjedisore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *