Subscribe

Situata në Greqi vijon të mbetet alarmante. Gazetarët grekë që ndodhen në terren tregojnë për Vizion Plus se zjarret masive i kapën thuajse në befasi njerëzit dhe autoritetet.

 

Gazetari i gazetës Kathimerini, Vasilis Nedhos thotë se është herët për të folur për shkaqet e zjarrit.

 

“Greqia ka kohë që nuk përballet me një situatë të tillë prej  gushtit të vitit 2007 kur u dogj Poleponezi ku humbën jetën 80 veta. Frika mbetet se në fund të ditës së sotme, pasi të bëhet bilanci numri i viktimave do të jetë rritur ndeshëm. Ne lidhje me shkakun e zjarrit do te thoja se eshte ende herët per te bere nje analize, askush nga autoritetet nuk e priste diçka te tille. Ne mes të korrikut në Greqi ka pasur shumë reshje shiu dhe kjo nuk pritej. Ende nuk dihet nëse zjarri ka qene i qëllimshëm, ministri i rendit dje ishte shumë i nxehur e i mërzitur kur tha që mund të ketë qenë i qëllimshëm. Por kjo është një praktikë e përsëritur nga autoritetet të përpiqen të gjejnë një skenar pas çdo katastrofe, por ende nuk mund të marrim të mirëqenë asnjë deklaratë. Vendet e BE do të ndihmojnë pasi ndihma është e nevojshme.”

 

Ndërkohë gazetari grek i gazetave “Ta Nea” dhe “To Vima Angjelos Athanasopulos tregon situatën e rënduar,  sidomos në spitale ku ka nevojë për gjak.

 

“Sipas informacioneve më të fundit, bëhet fjalë për 60 të vdekur, mbi 150 të plagosur të cilët janë në spitalet e Athinës dhe të paktën 10 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë. Sipas informacioneve më të fundit mes të lënduarve janë 15 fëmijë me djegie, por burimet e informacionin theksojnë se fëmijët janë jashtë rrezikut. Të lënduarve po u jepet ndihma e nevojshme, është bërë kërkesë për dhurim gjaku nëpër spitale. Spitali në zonën e Halandhrit ka shumë nevoja për gjak. Ministritë po punojnë së pari për të gjetur të humburit, bëhet fjalë për shumë të humbur qoftë nëpër shtëpi, apo makina qoftë nëpër fusha. Kryetari i bashkisë së Rafinit është shprehur se numri i të vdekurve mund të trefishohet. Kanë ndihmuar vende të Bashkimit Europian, gjithashtu Turqia, ish republika jugosllave e Maqedonisë dhe Izraeli.  Në Kineta është riaktivizuar zjarri, ka qenë shumë e vështirë për t’u shuar, sepse dhe kushtet atmosferike nuk kanë ndihmuar aspak. Nuk funksionoi mirë rrjeti i furnizimit me ujë i zjarrfikësve, pati shkëputje dhe u detyruan të transportonin ujin nga Megara që është më larg Kinetës, nga drejtimi i Athinës për në Korinth, nuk dihet sa i madh është riaktivizimi, por atje janë përqendruar zjarrfikësit dhe helikopterët.”

 

Beteja me flakët sipas gazetarëve, pritet të vijojë edhe për shumë orë të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *