E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sabah Kerjota, surpriza e re e Kombëtares shqiptare

Sabah Kerjota është një nga risitë e listës së Shqipërisë për Nations League.
25-vjeçari shkodran ka marrë ftesën e parë nga Kombëtarja A pas një rrugëtimi të veçantë në futbollin europian.

Kerjota luan si sulmues krahu dhe aktualisht është pjesë e Heart of Midlothian, në Premiership-in skocez.

Ai u transferua te Hearts në vitin 2025, pasi më parë ishte aktivizuar për disa klube në Itali, përfshirë Vigor Senigallia dhe Sambenedettese.

Në sezonin aktual, Kerjota ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist në Premiership, duke fituar gradualisht hapësira në skuadrën skoceze.

Tashmë vjen momenti i madh: debutimi i mundshëm me fanellën kuqezi, në një ftesë që i jep një tjetër kapitull karrierës së tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.