E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarret, avionët grekë normalizojnë situatën në Llogara

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 15 vatra te reja zjarri. Një zjarr i madh ka rënë mesditën e se shtunës në kodrat e Ardenicës, në Lushnje. Pishat e buta dhe ullishtat kanë marrë flakë. Zjarrfikësit i janë drejtuar vendit të ngjarjes për të shuar flakët dhe mbrojtur banesat.

 

Problematike situate është edhe ne pyet e Matit, ku prej një jave po luftohet me flakët në disa vatra zjarri. Më problematike mbetet ajo në fshatin Madhesh në njësinë administrative Ulëz, ku rrezikohen dhe disa stane.

 

Reklamë

Ndërkohe ne parkun e Dajtit situata ketë te shtune paraqitet me e normalizuar, pasi flaket janë shuar. Për shuarjen e flakëve kanë ardhur në ndihmë edhe dy avionë të vegjël nga shteti grek, të cilët kanë ndihmuar për vënien nën kontroll të zjarreve në parkun kombëtar te Llogarase.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve, që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë shërbimet zjarrfikëse.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë