Subscribe

Velipoja është tronditur mëngjesin e kësaj të premteje, nga një shpërthim i fuqishëm, çka ka bërë që qindra pushues e banorë të përjetojnë çaste tmerri. Ishte ora 10:00 e paradites, kur si pasoje e rrjedhjes së gazit në kuzhinën e restorantit “Fishta”, mbetën të plagosur rëndë katër persona, ndërsa 20 të tjerë u lënduan.

 

Më të prekurit ishin pronari i restorantit ku ndodhi shpërthimi Besnik Zenuni 55 vjeç dhe djali i tij Hektori 33 vjeç. Ata kanë qenë në pjesën e brendshme të lokalit kur u ndodhën mes flakëve. Edhe një 19-vjeçare qe po ashtu ishte brenda, mori gjithashtu plage te shumta nga zjarri.

 

I gjithë vendi u përfshi nga kaosi. Njerëzit vrapuan t’i shpëtonin flakëve e në panik nga ndonjë shpërthim i dytë. Zjarrfikësit, policia e njerëz të rastësishëm u dhanë ndihmën e parë të plagosurve. Dy pushues nga Kosova tregojnë momentet e panikut në kohën e shpërthimit. Ndërhyrja e zjarrfikësve ishte shumë e vështirë. Nga brenda lokalit dilte tym i zi dhe gjithçka dukej e shkatërruar.

 

Situata u qetësua vetëm disa orë më vonë. Ekspertët e Inspektoratit Shtetëror Teknik kryen verifikimet e para. Bombolat brenda në lokal ishin të pashpërthyera. Por në budrumin e pallatit, u gjet një cisternë gazi një mijë litërshe për përdorim kuzhine, nga e cila dyshohet se ka ndodhur rrjedhja e gazit, që shkaktoi shpërthimin e fortë.

 

Zjarri rrezikoi edhe disa banesa aty pranë, por ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës, bëri të mundur neutralizimin e flakëve. Administratori i zonës të Velipojës, Salvador Kacaj tha se fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë, parandaloi dëme edhe më të mëdha. Zona e shpërthimit është rrethuar, ndërsa prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *