E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në zonën e Maliqit, forcat zjarrfikëse prej orësh në “luftë” me flakët

Zjarr në pyjet e fshatit Velcan në bashkinë e Maliqit. Sipas burimeve, mendohet se zjarri të jetë i qëllimshëm.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë vijuar punën që prej ditës së djeshme, duke iu bashkuar edhe forcat e njesive administrative Gorë.

Momentalisht ende po punohet për izolimin e vatrave të zjarrit, pasi ashtu sikurse bëhet e ditur, zjarri vijon të jetë ende aktiv.

Sipërfaqet e djegura janë pisha dhe bimësi e ulët, ndërsa ende nuk bëhet e ditur se sa hektarë janë djegur. Megjithëse burimet thanë se bëhet fjalë për 5 hektarë pyll me pisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë