Një zjarr i madh u shfaq këtë të premte në masivin pyjor me pishë në fshatin Patin të Bashkisë së Klosit. Vatra e zjarrit u përhap me shpejtësi për shkak të erës. Të parët që kanë nisur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve kanë qenë banorë të zonës. Gani Tusha ka nisur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore për shkak se flakët po shkonin drejt banesës së tij.

 

Drejt vatrës së zjarrit menjëherë është nisur edhe mjeti zjarrfikës i Bashkisë së Klosit si dhe punonjësit e këtij shërbimi. Kryetari i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha ka kërkuar nga stafi i shërbimit zjarrfikës që të mbrojë banesat.

 

Ndërkohë për shkak të mungesës së rrugës, për shuarjen e zjarrit janë përdorur pompa shpine nga zjarrfikësit.

 

1 hektar pishë mësohet se është përshkuar nga flakët, ndërsa bashkia Klos tha se tashmë vatra është neutralizuar për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *