Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një parcelë me ullinj në fshatin Gjevur të Peqinit.
Sipas burimeve nga terreni, flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me pyje dhe ullishte.
Banorët e zonës kanë kërkuar ndërhyrje urgjente të shërbimeve zjarrfikëse, pasi zjarri rrezikon të përfshijë edhe banesat pranë parcelave të djegura. Aktualisht, në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe punonjës të bashkisë që po punojnë për izolimin e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa grupet hetimore po punojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo ndonjë shkëndijë aksidentale.
/vizionplus.tv





