E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 minuta më parë
Vendi

Zjarr në Peqin, 72-vjeçari përfundon nën hetim pas djegies së tokës

Një 72-vjeçar nga fshati Fatishë i Peqinit është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr në një sipërfaqe toke, duke dëmtuar edhe disa pemë ulliri.

Sipas Policisë së Peqinit, shtetasi P. H., banues në Fatishë, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturina, por flakët janë përhapur dhe kanë përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe pemë. Pas veprimeve hetimore, ndaj tij janë referuar materialet në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Policia e Elbasanit apelon që qytetarët të mos ndërmarrin veprime të tilla që rrezikojnë mjedisin dhe pronën, duke paralajmëruar se çdo rast zjarrvënieje do të përballet me ligjin. Po ashtu, u bëhet thirrje qytetarëve të denoncojnë raste të ngjashme në numrin 112.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh