E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr në oborrin e disa banesave në Korçë

Vatrat e zjarreve vazhdojnë të shoqërojnë periudhën me temperatura të larta të kësaj vere. Një tjetër zjarr është shfaqur të hënën rreth mesditës, këtë herë edhe më pranë qytetit të Korçës.

 

Vatra e këtij zjarri  ka qënë te një sipërfaqe toke të oborrit të banesave pranë ish Ndërmarjes artistike. Edhe pse në përmasa të vogla, kjo vatër zjarri e krijuar në afërsi të disa lokaleve me frekuentim të lartë ka krijuar një situatë alarmi.

 

Reklamë

Shërbimi zjarrfikës i bashkisë Korçë ndërhyri me shpejtësi për shuarjen e zjarrit, pasi përhapja e tij rrezikonte disa banesa me familje të komunitetit rom.

 

Ende nuk dihen rethanat e rënies të këtij zjarri, por mendohet se ai është shkaktuar nga pakujdesia.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë