Flakët e zjarrit kanë përfshirë një zonë me ullishte në zonën e Peshtanit dhe Cakranit, në vendin e quajtur kthesat e Shkozës.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se zjarri është përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë.

 

Për shkak të erës flakët e zjarrit po pushtojnë duke djegur më tepër territore.

 

Ndërkohë forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *