E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në një stallë në Kurbin, digjen 450 derra

Foto ilustruee

Kurbin – Një zjarr ka përfshirë gjatë natës një stallë derrash në fshatin Fushë Gjormë, në pronësi të shtetasit P. N.

Si pasojë e flakëve janë djegur rreth 450 derra, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kurbinit, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit si dhe për të dokumentuar rrethanat e plota të rastit.

Më shumë detaje priten pas përfundimit të ekspertizës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh