Një person vdiq dhe disa të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu të enjten mbrëma në një spital në Ulzen, në jug të Hamburgut, në shtetin e Saksonisë së Ulët, tha policia.

Gjashtë janë të plagosur rëndë, tha policia në një deklaratë sot, duke iu referuar shumë të tjerëve të cilët u plagosën lehtë. Zjarri shpërtheu në orën 22:45 dje dhe kur mbërritën shërbimet e urgjencës, flakët ishin të dukshme në katin e tretë dhe kishte shumë tym.

Zjarrfikëset dhe forcat policore kanë vazhduar me evakuimin e njerëzve drejt spitalit dhe kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Autoritetet po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi material në spital mund të kalojë një milion euro. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *