Një zjarr masiv ka rënë në një sipërfaqe me pyje në zonën e Dhërmiut.

 

Flakët kanë përfshirë kodrën mbi Havanën, pak para tabelës në dalje të Dhërmiut. Flakët rrezikojnë një bar restorant të njohur në Dhërmi dhe ndertesa të tjera.

 

Fshati bregdetar është pa energji elektrike..

 

Ndërkohë për në vendin e ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse nga Himara dhe Vlorë, të cilat do të vijnë në ndihmë të shuarjes së flakëve.

 

Akoma nuk ka asnjë informacion nesë zjarri është aksidental, apo i qëllimshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *