E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në një shtëpi në Tiranë, humb jetën i moshuari

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në rrugën “Muzafer Spaho”, në Tiranë.

Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një 75-vjeçar, i cili jetonte i vetëm.

Reklamë

“Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit Ramazan Karimani, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë”, njoftoi policia.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj informon se Ramazan Karimani dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas hetuesve jetonte në kushte të mjerueshme dhe për të mbijetuar mblidhte kanaçe. 75-vjeçari sapo ishte kthyer në banesë dhe kishte ndezur një zjarr, i cili më pas ka përfshirë dhe banesën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë