E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në një pus nafte në Kuçovë, era dhe temperaturat e larta favorizuan flakët

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të diele në një pus nafte në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në territorin përreth pusit, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Reklamë

 Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse të qytetit të Beratit, të cilat arritën ta vendosin situatën nën kontroll në kohë të shkurtër.

Operacioni i ndërhyrjes u përqendrua jo vetëm në lokalizimin e shpejtë të flakëve, por edhe në parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt serave bujqësore që ndodhen pranë pusit të naftës.

Sipas burimeve nga zjarrfikësit në vendngjarje, zjarri është shkaktuar si pasojë e temperaturave të larta dhe kushteve të thata atmosferike.

Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz apo objekte banimi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë