Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet se ministrja Ogerta Manastirliu gënjen kur thotë se nuk ka rënë zjarr në zyrën e prokurimeve në Ministrisë së Shëndetësisë. Ai deklaroi se disponon prova, të cilat do t’i publikojë të dielën.

Për Bardhin, ministrja duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen me tenderat sekretë, por edhe per manipulimin e dokumenteve përmes djegies. Ndërkohë, paralajmëroi Manastirliun se nuk do t’i shpëtojë burgut duke zhdukur provat.

“Fronti i vjedhjes me tendera sekret vazhdon avazin e gënjeshtrës! Asgjë e re nga bashkëpunëtorja e Edi Ramës në vjedhje dhe në fshehjen e vjedhjes së parave të shqiptarëve me tendera sekret në kohë pandemie. Ogerta Manastirliu gënjen paturpësisht për zjarrin e rënë në Ministrinë e Shëndetësisë. Ne kemi prova për këtë skandal dhe do t’i bëjmë publike nesër. Fakti që Ministrja gënjen për zjarrin duhet të bëhet pjesë e hetimit jo vetëm për vjedhjen, por edhe manipulimin e dokumentave përmes djegies. Ajo gabon rëndë që mendon se duke i zhdukur provat do të shpëtojë nga burgu. Ogerta Manastirliu boll nxorre tym nga koka dhe gënjeshtra nga goja. E kuptojmë që ky skandal të djeg shumë. Ky është zjarr që të çon në burg dhe nuk e shuan dot me ujë!”

Kryedemokrati Lulzim Basha denoncoi se dokumentet e tenderave sekretë në Ministrinë e Shëndetëisë janë djegur për të zhdukur gjurmët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *