Pylli me pisha në malin Partizani në Berat është përfshirë nga flakët këtë të dielë. Pas njoftimit të marrë, 4 mjete zjarrfikëse dhe 20 punonjës janē nisur drejt zonës së zjarrit, që kishte arritur deri në kurorat e pishave. Ndërhyrja e menjëheshme e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e tyre.

 

 

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe prej 50 m2 me shkurre e ferra si dhe u përshkruan edhe 20 rrënjë pisha. Autoritetet bëjnë me dije se e gjithë zona që u përfshi nga zjarri në malin Partizan do të jetë në monitorim, për të shmangur ndonjë riaktivizim të zjarrit për shkak të temperaturave të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *