E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në malin e Moravës/ Zjarrëfikësja dhe punonjës të bashkisë në terren, vështirësi në shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri është shënuar në Moravë, afër kryqit.

 

Për izolimin e flakëve krahas shërbimit zjarrëfikës janë të angazhuar dhe 40 forca të ndërmarrjes së shërbimeve publike të Bashkisë së Korçës.Terreni i thyer malor e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrëfikëse ndaj dhe për këtë nga ana e kësaj ndërrmarje janë angazhuar kaq shume forca me mjete rrethanore për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshire një sipërfaqe jo të vogël me pisha dhe bimësi të ulët.

 

Reklamë

Zjarri sipas ekspertëve mendohet të ketë qenë i qëllimshëm. Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e zjarrit në afërsi të pikës turistike në malin e Moravës.

 

Kjo është vatra e 4 e zjarrit në qarkun e Korçës për ditën e sotme.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë