E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Zjarr në luginën e Shkopetit, masivi me pisha digjet me shpejtësi

Një zjarr i madh është aktivizuar pasditen e sotme në luginën e Shkopetit. Flakët kanë përfshirë masivin pyjor me pishë në anën veriore të luginës në afërsi të tunelit të madh.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe dendësisë së bimësisë në zonë.

Reklamë

Situata ka agravuar pasi zona është me pemë shumë të dendura dhe mundësia për ta izoluar zjarrin është shumë e vogël.

Në afërsi të tunelit të madh janë djegur edhe disa banesa në të cilat nuk ka patur banorë të përhershëm por që përdoren nga pronarët në kohë sezonale.

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar edhe në anën e fshatit Madhesh, ku gjatë orëve të mbrëmjes flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe për shkak të pemëve të dendura në zonë.

Më shumë video

Reklamë