E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në fshatin Stropckë të Pogradecit, rrezikohet linja e tensionit të lartë

Një sipërfaqe me barishte është përfshirë nga flakët këtë të hënë në fshatin Stropckë të Pogradecit. Zjarri, i cili dyshohet të jetë i qëllimshëm, ka rënë mbi kodrat e fshatit.

Rreziku më i madh për momentin paraqitet për linjën e tensionit të lartë 400 kë, e cila kalon pranë vatrës së zjarrit.

Menjëherë drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse, vullnetarë dhe punonjës të shërbimeve, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Autoritetet  paralelisht po hetojnë rrethanat e ngjarjes i cili dyshohet i qëllimshëm.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë