E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarr në Drenovë, flakët rrezikojnë nënstacionin elektrik

Zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër është përhapur në një sipërfaqe të gjerë, duke krijuar një situatë shqetësuese për autoritetet lokale.

Flakët janë afruar pranë një nënstacioni elektrik, duke rritur ndjeshëm rrezikun për dëme të mëdha. Për këtë arsye, shërbimet zjarrfikëse janë përqendruar në mbrojtjen e nënstacionit, ndërsa po punojnë intensivisht për të neutralizuar vatrat e zjarrit që përhapen me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era e fortë.

Operacioni për fikjen e flakëve vijon, ndërkohë që autoritetet mbeten në gatishmëri për të shmangur rrezikun e përkeqësimit të situatës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë