Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne fshatin Tërbaç, duke djegur një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe kullota.
Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë malor, flakët po përhapen me shpejtësi drejt banesave, duke shkaktuar panik tek banorët.
Banorët e zonës, së bashku me autoritetet vendore, kanë bërë thirrje urgjente për ndërhyrje nga ajri, pasi mjetet zjarrfikëse në terren kanë vështirësi të arrijnë deri tek vatrat e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse të bashkisë ndodhen në vendngjarje, por theksojnë se pa mbështetje ajrore është e vështirë të vihet nën kontroll një zjarr i këtyre përmasave.
Ndërkohë, rreziku për përfshirjen e banesave sa vjen e shtohet.
/vizionplus.tv





