Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë lagjen “Perash”, në Shkodër.
Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata raporton se si pasojë e flakëve në zonë është shkrumbuar tregu i sendeve të përdorura.
Lexo edhe :
Related Posts
Po ashtu, banesat private dhe pallatet në zonë janë të rrezikuara.
Ndërkohë, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit, teksa po hasin vështirësi për t’a vënë nën kontroll.
Nuk dihen shkaqet që çuan në këtë zjarr masiv.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia.
“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv/








