E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 32 minuta më parë
Vendi

Zjarr masiv në rrethin e Kolonjës, digjen 15 ha dushk e pisha

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin pranë fshatit Boshanj në rrethin e Kolonjës duke dëmtuar një sipërfaqe deri në 15 ha me dushk dhe pisha.

 

Si pasojë e flakëve pjesa e pyllit mbi fshatin Boshanj poi digjet me shpejtësi ndërsa zjarri është shtrirë edhe në sipërfaqet e gjelbra pranë fshatrave Psar e Lubonjë.

 

Reklamë

Kjo është hera e dytë në pak vite që digjet pylli pranë fshatit Boshanj në Kolonjë, por tashmë me pasoja më të rënda.

 

Ndërkaq, në rrethin e Kolonjës ka patur këto ditë shfaqje të zjarrit edhe në pyllin pranë fshatit Radom.

 

Banorët e përshkruajnë si të vakët ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës të Ersekës si për shkak të mungesës së mjeteve edhe të terrenit të vështirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë