Zjarr masiv në Manchester, shkrumbohen pyje e ndërtesa

Një zjarr i madh që ka përfshirë pyjet në Mançester vijon të përhapet me shpejtësi. Të paktën 30 ndërtesa janë shkrumbuar ndërsa qindra banorë janë detyruar të evakuohen.
Zjarri nisi gjatë natës së të dielës dhe ushtria ndërhyri me shpejtësi për të shuar flakët, por vatrat u riaktivizuan sërish duke e nxjerrë situatën jashtë kontrollit.
Dhjetëra zjarrfikës po luftojnë aktualisht me flakët.
Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar. Banorët thanë për mediat se tymi është futur “në çdo dhomë”të banesave të tyre.
Autoritete kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ndërsa ende nuk është vërtetuar se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin masiv, i cili ka shkrumbuar më shumë se 1400 hektarë pyje.




