E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr masiv në Gjirokastër

Zjarr masiv mbi fshatin Gjat, njësia admnistrative Lunxhëri e Bashkisë Gjirokastër.

Zjarri ka nisur prej disa minutash ndërsa po përparon shpejt për shkak të erës duke rrezikuar banesat.

Forcat zjarrfikëse me në krye kreun e PMZSH Pëllumb Shalari kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas sinjalizimit për aktivizimin e kësaj vatre.

Ky është rasti i dytë brenda disa ditësh që në këtë zonë shfaqen vatra zjarri të cilat janë cilësuar të qëllimshme.

Rikujtojmë që situata agravoi në fillim të muajit duke shkaktuar dy viktima në zonën e Lunxhërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë