Video · Vendi
Zjarr masiv në Fushë Milot
Dhjetëra hektarë tokë me pemë frutore, ullinj, rrush e fiq, u përfshinë nga flakët mesditën e së mërkurës në zonën e Fushë Milotit.
Zjarri u përhap me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës për rrezikun që ju kanosej. Kanë qenë pikërisht ata që kanë lajmëruar policinë dhe forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë në zonën e përfshirë nga flakët.
Reklamë
Po në të njëjtin vend edhe vite të tjera ka rënë zjarr në përmasa të mëdha, kjo sipas banorëve bëhet e qëllimshme, pa marrë parasysh rrezikun që mund t’ju kanoset këtyre të fundit.
Era e fortë krijoi vatra të shumta zjarri, ndërsa forcat zjarrfikëse u dislokuan në afërsi të banesave për të parandaluar rrezikun.
Më shumë video
Reklamë




