E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr i madh në Lezhë, rrezikohen banesa dhe një restorant dasmash

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të martë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë zonës së banuar, në anë të superstradës Lezhë–Milot.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë rrezikuar disa banesa, si dhe një restorant dasmash që ndodhet pranë zonës.

Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit, por për momentin flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për të frenuar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë