Subscribe

Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që përfshiu repartin e hemodializës në spitalin Amerikan në Tiranë. Shkak i zjarrit u bë një konflikt mes dy pacienteve, por flakët i morën jetën dy personave që nuk kishin lidhje me sherrin. Nga të dhënat e policisë, mësohet se 59 vjecari Lefter Canaj i pashqetesuar është futur në dhomën e pacientit tjetër Dashamir Saraci. Ai sapo kishte mbaruar dializën dhe në këtë moment ka nxjerre një bidon me benzinë, duke i vëne flakën 47-vjeçarit, me të cilin kishte konflikt. Me ndërhyrjen e infermiereve u bë e mundur shuarja e zjarrit mbi ta, por pacientja e cila ndodhej në të njëjtën dhomë me Saraçin u asfiksua. 55-vjeçarja Sanie Sulaj nga Mamurrasi gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që pas kontrolleve të hetuesve u gjet dhe trupi i pajetë i një 55 vjeçareje tjetër e identifikuar si Hanife Mali nga Laçi. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së spitalit,  ndërkohë që nga këqyrja e tyre nuk ka asnjë kontroll mbi pacientët, të cilët futen në spital me sende personale. Për këtë nisi hetimet dhe Prokuroria e Tiranës. Dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që autori është dërguar në spitalin Amerikan pranë QSUT-së. Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe policia pritet të marrë në pyetje të afërm të Canajt për motivet e këtij krimi të rëndë, në një kohë kur në spital do të merrnin shërbimin e dializës 26 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *