Subscribe

Per te tretin vit radhazi, gara e te rinjve i paraprin maratonës se Tiranës. Nxenes te shkollave 9-vjeçare kane vrapuar përgjatë bulevardit kryesor.

 

Ne prag te eventit te se dieles, nenkryetari i Bashkisë Andi Seferi kërkoi nga qytetaret e Tiranës angazhim per mbarevajtjen e maratonës.

 

“Nesër do të mbahet një event shumë i rëndësishëm, Tirana do të mirëpresë vrapues nga 40 vende të botës. Do t’ju ftoja që të gjithë të bëhemi pjesë e Maratonës, qoftë duke ndihmuar vullnetarët, qoftë vrapuesit e huaj. Është gjëja më e mirë që qyteti po mirëpret një event sportiv të përmasave ndërkombëtare”

 

Gjysmemaratona do te përshkoje nje pjese te qytetit dhe përreth liqenit artificial. Eventi sportiv nis ne oren 9 te se dieles nga sheshi “Nene Tereza” dhe mbyllet  pas 21 kilometrash po ne shesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *